Detaje të reja mësohen nga arrestimi i Sokol Bodes, ish-shefi i postës kufitare të Dhërmiut i dënuar me 12 vite burg për bashkëpunim në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.
Siç u bë me dije dhe më herët Bode u arrestua në qytetin e Beratit. Burime për mediat bëjnë me dije se në momentin e arrestimit ai ka kërkuar vetëm 2 minuta kohë që të ndahej me prindërit dhe vëllain me aftësi të veçanta. Ai është arrestuar rreth orës 21:25 dhe në momenti ne arrestimit ai është gjetur i shtrirë në divanin e sallonit dhe nuk ka bërë rezistencë.
Në momentin që policia u fut në banesë, nëna e Bodes ka shpërthyer në lot ndërsa ai e ka qetësuar duke i thënë “Qetësohu se kjo dihej.”
Burimet policore bëjnë me dije se përpara se të hipte në furgonin e policisë, Bode ka kërkuar 2 minuta kohë të ndahej me familjen dhe vëllain e tij me aftësi të kufizuara,që ndodhej në rrugën jashtë banesës.
Bode ishte i vetmi mes tre shefave të policisë që ndodhej në kërkim, pasi Gjergj Kohila dhe Jaed Çela janë vetëdorëzuan më parë dhe po kryejnë dënimet, përkatësisht me 8 dhe 3 vite burg.
Ndërsa Sokol Bode kishte vetëm katër ditë që ishte kthyer nga Anglia, ku besohet se ka qëndruar që kur u shpall në kërkim në vitin 2017.