albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Policia me “dorë të hekurt”, hiqen 88 patenta dhe arrestohen 15 shoferë në Fier

by Editor
February 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Policia me “dorë të hekurt”, hiqen 88 patenta dhe arrestohen 15 shoferë në Fier
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të sigurisë në rrugë, policia e Fierit është treguar dorë hekurt me shoferët e pabindur.

Gjatë javës që lamë pas policia ka vënë në pranga 15 persona dhe ka hequr 88 patenta.

Gjithashtu policisë si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera,ka vendosur dhjetëra masa andministrative për shkeljet që ka konstatuar në rrugë.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Njoftimi i plotë:

Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 15 shtetas.

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur nga fakti që kohët e fundit në aksidente rrugore janë përfshirë motomjete, Policia ka organizuar kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në rrugët rurale, për motomjetet dhe mjetet në përgjithësi, për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 15 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 88 leje drejtimi, nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 82 për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë vendosur 2121 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

  • 905 masa për tejkalim shpejtësie;
  • 235 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 11 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkolit.
  • 21 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
  • 153 masa për përdorimin e aparatit celular;
  • 322 masa për parakalime të gabuara;
  • 143 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
  • 336 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëlimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL