Operacioni dhe hetimi i prokurorëve belgë mbi vrasjen e dy shqiptarëve për shkak të rivalitetit të bandave për trafikun ndërkombëtar të kokainës në Anvers të Belgjikës do të nxjerrë emra zyrtarësh dhe madje dhe politikanësh shqiptarë.
Kështu deklaroi gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala në emisionin “Zona Zero” ku sipas saj nga arrestimi i fundit të operacionit ndërkombëtar me 45 persona ku u godit banda shqipfolës do të dalin emra politikanësh dhe zyrtarësh shqiptarë.
Nga hetimi i parë i belgëve kanë dalë edhe emra të shqiptarëve të Kosovës, por se janë shumë të rezervuar. Ndërsa gjithçka ka nisur nga vrasjet e Arjan Spahiut, i njohur si Arjan i Vogël, dhe Bledar Muçës, që të dy nga Elbasani. Muça ishte një ndër njerëzit e pranë grupit Çapja në këtë qytet.