albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prapaskenat e skandalit të Gjicit, çfarë është zbuluar dhe çfarë po fshihet?

by Editor
June 21, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Prapaskenat dhe hetimet/ A e mori tenderin e qenve gruaja që u kap duke bërë seks me Gjicin?
Share on FacebookShare on Twitter

Ka vijuar edhe ditën e djeshme përballja e Prokurorisë së Posaçme me fakte dhe të dhëna që dalin nga Bashkia e Kukësit, e cila prej disa ditësh është në valën e sulmeve të opinionit publik për shkak të një videoskandali seksual. Por ajo që ka mbetur si një mundësi për ta çuar në fund këtë hetim është fakti se nga ajo video u shënua edhe një akt tjetër që lidhet me afera korruptive. Sipas të dhënave, bëhet me dije se tenderi që i është propozuar gruas që është protagoniste e nxjerrjes së videoskandalit është parashtruar edhe në Këshillin Bashkiak.

Aty ka pasur përplasje të forta ku një anëtar këshilli ka kundërshtuar kryebashkiakun Safet Gjici. Po ashtu mësohet se ditën kur zyrtarë të qeverisë janë nisur në drejtim të Kukësit për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Gjicit si kryebashkiaku i ri, kanë qarkulluar zëra se ai kishte një precedent që do të dilte shumë shpejt në qarkullim, por askush nuk ka menduar se bëhej fjalë për videoskandalin. Gruaja që filmoi momentet intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, pritet të merret në mbrojtje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të procesit penal që ka nisur në SPAK.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale. 40-vjeçares i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkohshme të daljes së saj jashtë shtetit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Po ashtu, grupi hetimor që po ndjek dosjen ka bllokuar dhe aparatin e telefonit, me qëllim ekzaminimin e bisedave të 40-vjeçares në rrjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje, shkruan Syri.net. E përveçse kanë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në Bashki, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë marrë në pyetje disa punonjës të bashkisë Kukës, të cilët kanë konfirmuar prezencën në ambientet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL