albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Presidenti i Izraelit në Tiranë: Shqipëria, në anën e duhur të historisë, hebrenjtë e Europës gjetën strehë..

by Editor
September 12, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Presidenti i Izraelit në Tiranë: Shqipëria, në anën e duhur të historisë, hebrenjtë e Europës gjetën strehë..
Share on FacebookShare on Twitter

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog vlerësoi lart mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për vendin e tij, në luftën me Hamasin, që vijon prej Tetorit të vitit të shkuar.

“Kombi izraelit kurrë nuk do të harrojë si ju dhe kombi shqiptar qëndruat krah Izraelit”, theksoi mes të tjerash Herzog.

“Për mua është domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin. Po i afrohemi një viti qëkur Hamasi sulmoi në mënyrë brutale Izraelin. Qysh prej asaj dite të errët në Tetor, Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur, është radhitur në anën e duhur të historisë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Vendi juaj tregoi edhe njëherë që qëndron krah vendit izraelit. Puna jonë s’ka mbaruar ende, pengjet ende mbahen në mënyrë mizore në Gaza. Për fat të keq po luftojmë në të njëjtën kohë më shumë sesa terroristët. Shqiptarët e hebrenjtë ndajnë një histori të gjatë e domethënëse.

Hebrenjtë e Europës gjetën strehë gjatë holokaustit në vendin tuaj. Kemi shumë për të mësuar tashmë nga njëri-tjetri. Jam shumë i kënaqur që gjendem këtu. Jam shumë i kënaqur që pata mundësi t’i diskutoja sot këto këtu. Kombi izraelit kurrë nuk do të harrojë si ju dhe kombi shqiptar qëndruat krah Izraelit.”

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL