Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është pritur sot në Kosovë nga presidentja Vjosa Osmani.
Ajo përsëriti si zakonisht se “Kosova e meriton liberalizimin e vizave”, ndërsa tha se do të përpiqen t’i bindin të gjithë ne BE që qytetarëve kosovarëve t’u hiqen vizat.
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë tani është që ta bindim të gjithë Këshillin Europian – shumica nga ta tashmë janë në anën tuaj”, tha Von der Leyen.
Ajo theksoi se ka parë “përparimin që ka arritur Kosova” dhe tha se do të bëjnë gjithçka që Kosovës t’i hiqen vizat.