albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Procesi i i Berlinit, Kurti: Nuk jetohet me frikë, Kosova po kërcënohet nga Serbia

by Editor
October 16, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
LIVE-Më në fund, Rama shtrëngon duart me Albin Kurtin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i pranishëm ditën e sotme në samitin e Procesit të Berlinit i cili po zhvillohet për herë të parë jashtë vendeve të BE-s, në Tiranë.

Gjatë këtij takimi ku ishin të pranishëm edhe homologët e tij nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimorë Kurti në fjalimin e tij u ndal në ngjarjet e fundit të regjistruara në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi, Afrim Bunjaku.

Kurti u shpreh se në këto dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin e Kosovës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme.

Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë”, ka thënë Kurti.

Më tej Kryeministri shtoi se qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku.

“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e konfliktit nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku. 

Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim,” shtoi ai.

Kurti më tej u shpreh se Kosova e përqafon “Planin me katër hapa” të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti i Komisionit Evropian.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL