albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Propozimi frank-gjerman/ Pesë diplomatë amerikanë dhe evropianë mbërrijnë sot në Kosovë dhe Serbi

by Editor
January 20, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Propozimi frank-gjerman/ Pesë diplomatë amerikanë dhe evropianë mbërrijnë sot në Kosovë dhe Serbi
Share on FacebookShare on Twitter

Të dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak së bashku me këshilltarët e presidentit francez Emannuel Macron, të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni pritet të qëndrojnë ditën e sotme në Kosovë dhe Serbi.

Trupi diplomatik do vijojë përpjekjet për të nxitur bisedimet ndërmjet palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në dritën e propozimit evropian që u i njohur si nisma franko-gjermane.

Propozimi mes tjerash synon të sigurojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kosova aktualisht po përballet me trysni ndërkombëtare në mënyrë që të hedhë  hapa për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, një ndër çështjrt me të diskutuara dhe përflitet se është kyçe për dialogun Beograd-Prishtinë.

Diplomatët perëndimorë po kërkojnë nga Kosova që të hartojë një propozim për mënyrën e funksionimit të këtij asociacioni.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha javën e kaluar në Vjenë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Kushtetuta e Kosovës, i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe në bazë të planit të ish të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari.

Ditën e djeshme, në një intervistë nga REL duke folur një ditë para vizitës së pesë diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë, këshilltari i DASH tha se ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por theksoi se “Asociacioni në formën e Republikës Srpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do ta lejojë.”

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në zgjidhjen me anë të një kompromisi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL