albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Protestë në Beograd, gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe thirrje për dorëheqjen e Vuçiç

by Editor
June 28, 2023
Reading Time: 2 mins read
0
Protestë në Beograd, gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe thirrje për dorëheqjen e Vuçiç
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë e djathta opozitare në Serbi u mblodhën mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Kosova. Në mesin e tyre u dëgjuan fyerje dhe gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve.

Tubimin e organizoi “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, me mbështetjen e partive të djathta, përfshirë edhe partitë opozitare parlamentare: Dveri dhe Zavetnici.

Në tubim u dëgjuan këngë nacionaliste për Kosovën dhe u shpalos pankarta: “Stop terrorit ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Të tubuarit valëvitën flamuj të Serbisë dhe slogane “s’ka dorëzim”, në të cilat figuronte edhe harta e Kosovës. Ata kërkuan mbështetjen e Rusisë për politikën e Serbisë ndaj Kosovës.

Në mesin e kërkesave të tyre u dëgjua lirimi i serbëve të arrestuar në veri të Kosovës, të cilët Policia e Kosovës i ka identifikuar si organizatorë të incidenteve në atë zonë, gjatë muajit të kaluar.

Kritika ndaj Vuçiqit

Derisa folësit në protestë u drejtuan me fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, ata kritikuan edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Qeveria në Serbi u quajt “tradhtare”, ndërsa Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u kritikua ashpër.

Me këtë marrëveshje, thanë protestuesit, “Qeveria e Serbisë ka dorëzuar krahinën jugore“.

Protesta u zhvillua në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – dhe të presionit diplomatik mbi Prishtinën dhe Beogradin për ta qetësuar situatën

Ajo është përkeqësuar qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në zyrat e tyre. Kjo edhe me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Komuniteti serb në veri i ka bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit. Prej të cilave kanë dalë kryetarët shqiptarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Protestat që vazhdojnë, kanë kulmuar edhe në dhunë midis demonstruesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

Ka pasur, po ashtu, raporte për sulme me granata dore dhe mjete të tjera. Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë nën dyshimet se kanë organizuar dhunë.

Komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova që ta shtensionojë situatën – mes tjerash, duke organizuar zgjedhje të reja në veri. Nga Serbia, ndërkaq, kërkon të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet eventuale./REL

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL