albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

PS rrëzon planin veprimit të Komisionit hetimor të Inceneratorëve, flet Jorida Tabaku

by Editor
January 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, u shpreh se vota kundër e socialistëve për miratimin e planit të veprimit në Komision Hetimor, dëshmon mbrojtjen politike që Partia Socialiste po i ofron aferës së inceneratorëve.

“Fatkeqësisht PS votoi kundër hetimit të Inceneratorëve, aferës që ka përpara drejtësisë një ministër që është Lefter Koka. Për 3 orë jam përpjekur që ti kërkojë kolehëve socialistë që të votojnë plamin e hetimit. Nuk ka asnjë arsye sepse t’i fshihen hetimit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj dhe Qazim Sejdini”, u shpreh Kryetarja e Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

Më tej Tabaku u shpreh se Partia Demokratike ka prezantuar një plan hetimi me 20 dëshmitarë dhe i beri thirrje institucioneve të dorëzojnë informacione në lidhje me këtë çështje.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Partia Demokratike prezantoi sot një plan hetimi me 20 dëshmitarë dhe të zbatohet rregullorja. Kemi kërkuar të vijnë informacione nga të gjitha institucuionet shtetërore, të vijë informacion nga sektori bankar, nga kompania koncesionare dhe nga drejtoria e tatimeve për pagesat, të cilat nuk kanë ardhur. Ky komision ka një fitore të vogël që është vendosja përpara drejtësisë e Lefter Kokës. PS duhet të na lejonte që të vijonim hetimin për 3 muaj. Partia Socialiste doli mburojë e Edi Ramës dhe Lefter Kokës. Vota kundër tregon mbrojtjen politike që i jep kësaj afere dhe që janë të gjithë brenda.

PD është e vendosur që të vijojë denoncimin e kësaj afere dhe të çojë prova në SPAK”, tha Tabaku.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL