Një person u vra pasditen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e Astirit. Viktima është Amarildo Hoxhallari dhe autori Darmen Keli. Ky i fundit ka rrëfyer para grupit hetimor se e qëlloi Hoxhallarin për shkak se i ngacmoi të fejuarën.
“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikë”, ka dëshmuar ai.