albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Punonjësit hyjnë në grevë, ndalohet puna në Postën e Republikës së Kosovës!

by Editor
June 28, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Punonjësit hyjnë në grevë, ndalohet puna në Postën e Republikës së Kosovës!
Share on FacebookShare on Twitter

Operacionet në Postën e Kosovës janë paralizuar këtë të premte për shkak të grevës së punëtorëve të Drejtorisë së Teknologjisë Informative (IT).

Punonjësit e këtij departamenti janë në grevë që nga mëngjesi i ditës së sotme, tregon një letër që udhëheqësit e këtij departamenti ia kanë dërguar Kryeshefes Ekzekutive, Nora Raci, të enjten.

Punonjësit e IT-së në Postë janë shprehur të pakënaqur me skemën e re organizative e cila është proces nga menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në letrën dërguar Kryeshefes Ekzekutive, punonjësit e IT-së e kanë kundërshtuar ristruktutimin politik në ndërmarrje të kryer pa u konsultuar me një përfaqësues të departamentit të IT-së.

“Kemi bërë kërkesë përmes arkivës me datë 21.06.2024 që të takohemi me KE për të biseduar për këtë çështje, nuk është hasur në përgjigje as pas dy rikujtimeve të tjera me anë të email-it zyrtar me datë 25.06.2024 dhe 26.04.2024” thuhet në kërkesën e IT drejtuar Nora Rracit, kryeshefe ekzekutive në Postën e Kosovës.

Punonjësit hyjnë në grevë, ndalohet puna në Postën

Ata i kanë kërkuar kryeshefes Raci që të emërojë një anëtar nga departamenti i IT-së në komisionin të ristrukturimit. Deri në plotësimin e kërkesës së tyre, ata kanë thënë se do të jenë në grevë.

Një burim brenda Postës së Kosovës i ka bërë me dije se puna në ndërmarrje është paralizuar nga hyrja në grevë e punonjësve të sektorit të IT-së.

“Nga mëngjesi është paralizuar puna në Postën e Kosovës. Drejtoria e IT-së është në grevë për shkak të pakënaqësive me Ristrukturimin Politik”, ka thënë ky burim.

I njëjti burim ka thënë se “asnjë e-mail nuk mund të dërgohet dhe asnjë shërbim në zyre postare”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL