albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Pushtimi i Ukrainës/ BE sanksione të ashpra kundër Rusisë

by Editor
February 24, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Pushtimi i Ukrainës/ BE sanksione të ashpra kundër Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, sot ka premtuar se BE do të “dobësojë bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar” pas vendimit që Kremlini mori për të pushtuar Ukrainën.

 

“Ne do të ngrijmë asetet ruse në Bashkimin Evropian dhe do të ndalojmë aksesin e bankave ruse në tregjet financiare evropiane”, u tha Von Der Leyen, gazetarëve.“Ne e dënojmë një sulm të tillë barbar dhe argumentet cinike që po përdoren për ta justifikuar atë”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

 

Ajo theksoi se sanksionet ndaj Rusisë do të jenë më të ashprat, më masivet dhe më strategjiket.

 

Sipas saj, këto sanksione, janë menduara për të shkaktuar dëme të rënda ndaj Kremlinit, si dhe për të penguar Rusinë për të financuar operacionet e tyre ushtarake.

 

“Ne jemi të vetëdijshëm se miliona rusë nuk duan luftë”, tha ajo.

 

“Ne nuk do të lejojmë që presidenti Vladimir Putin të zëvendësojë sundimin e ligjit, me sundimin e forcës”, tha Voden der Leyen.

 

Ajo theksoi se Ukraina do të mbizotërojë.

 

Duke folur së bashku me Von der Leyen, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell tha se masat ndëshkuese nga blloku 27 anëtarësh kundër Rusisë janë “paketat më të ashpra të sanksioneve që janë zbatuar ndonjëherë”.

Tags: belufterusiaukraina

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL