albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

“Putin i zgjuar, Biden memec”, Trump: S’do kishte pushtim nëse do isha në Shtëpinë e Bardhë

by Editor
February 27, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Putin i zgjuar, Biden memec”, Trump: S’do kishte pushtim nëse do isha në Shtëpinë e Bardhë
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti Donald Trump reagoi sërish për luftën në Ukrainë, duke rregulluar disi deklaratën e tij sa i përket pushtimit nga Rusia, por që nuk hoqi dorë nga elozhet ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Në takim elektoral në SHAB ai arumentoi se nuk do të kishte pasur luftë nëse ai do të ishte në krye të Shtëpinë e Bardhë dhe e quajti pasardhësin e tij Biden si memec, ndërsa Vladimir Putinin të zgjuar.
“Në administratën e Obamës, Rusia mori Krimenë, nën atë të Biden Rusia sulmoi Ukrainën. Unë janë i vetmi president i shekullit të 21-të që nuk lashë Rusinë që të pushtonte ndonjë shtet”.

Trump shtoi se pasardhësi i tij Joe Biden dhe NATO kanë vepruar si memecë në krahasim me zgjuarsinë e Vladimir Putin.

“Putini po thotë: Oh ata po më sanksionojnë, ata më kanë sanksionuar në 25 vitet e fundit. Do thotë që unë mund të marr një vend të tërë dhe ata do më sanksionojnë. Problemi nuk është se Putini është i zgjuar, që sigurisht ai është i zgjuar, por problemi i vërtetë është se udhëheqësit tanë janë memecë”.

“Sulmi rus ndaj Ukrainës është i tmerrshëm”, tha ai në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Orlando, Florida, të shtunën mbrëma. “Është një fyerje dhe një mizori që nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte kurrë.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

“Ne lutemi për popullin krenar të Ukrainës. Zoti i bekoftë të gjithë. Siç e kuptojnë të gjithë, kjo fatkeqësi e tmerrshme nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse zgjedhjet tona nuk do të manipuloheshin dhe nëse unë do të isha president.”

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL