albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Putin paralajmëron NATO-n: Nëse lejoni armët me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina, jeni në luftë me Rusinë

by Editor
September 13, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Putin paralajmëron NATO-n: Nëse lejoni armët me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina, jeni në luftë me Rusinë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar se NATO rrezikon të hyjë në luftë me Rusinë nëse Perëndimi  do të  lejojnë Ukrainën të sulmojë territorin e vendit te tij  me raketa me rreze të gjatë veprimi .

“Nëse merret vendimi, do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, përfshihen drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë. Kjo, natyrisht, do ta ndryshojë dukshëm vetë thelbin, natyrën e konfliktit. Pra, nuk bëhet fjalë thjesht vetëm për ta lejuar apo jo regjimin ukrainas ta godasë Rusinë me këto armë. Çështja është a  do të merret vendimi për t’i lejuar apo jo vendet e NATO-s të përfshihen drejtpërdrejt në një konflikt ushtarak”, tha Putin.

Kreu i Kremlinit theksoi se Rusia do të detyrohet të marrë vendimet e duhura bazuar në kërcënimet e reja.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Pavarësisht se  deri më tani ndërkombëtarët  nuk e kanë  lejuar publikisht  Ukrainën t’i përdorë këto raketa, sipas mediave, Britania e Madhe mund ti ketë ndezur dritën jeshile Kievit për këtë çështje.

Gazeta britanike The Guardian shkruan se ky vendim besohet të ketë ardhur gjatë diskutimeve me dyer te mbyllura  të presidentit Zelensky  me sekretarin e  jashtem të   Mbreterise së Bashkuar  David Lammy dhe  sekretarin amerikan  të shtetit Blinken , gjate vizitës në Kiev.

Perëndimi është në mëdyshje nëse duhet ta ndërmarrë një hap të tillë pasi e ka akuzuar shpesh here Moskën  për pranimin e raketave balistike nga Irani, veprim ky që është mohuar nga Teherani.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL