albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria teknike/ Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Një shqiptar merr karriken e tij

by Editor
January 25, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Qeveria teknike/ Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Një shqiptar merr karriken e tij
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në një njoftim zyrtar ka konfirmuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë procesit për formimin e një qeverie teknike.

Gjithashtu vetë Kovaçevski, ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ku shprehet: Falënderime të sinqerta për të gjithë anëtarët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin profesional dhe efikas gjatë dy viteve të fundit dhe për reagimin bashkarisht ndaj të gjitha nevojave kyçe të qytetarëve dhe shtetit. Kemi forcuar partneritetet strategjike me SHBA dhe Bashkimin Evropian, kemi hartuar dhe hapur rrugën drejt BE-së, kemi mbrojtur qytetarët, kompanitë dhe ekonominë në kohën e krizës më të madhe. Kjo qeveri ka krijuar një sistem që funksionon. Më jep të drejtë të besoj se do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve dhe se do të arrijmë qëllimin evropian, për të cilin kemi punuar shumë deri më tani. Jam besimplotë se do ta udhëheq qeverinë e re pas zgjedhjeve dhe se, pas një muaji, ky koalicion pro-evropian do të ketë rastin të rrethojë qëllimin e dytë strategjik të vendosur nga pavarësia e vendit, pas anëtarësimit në NATO – dhe kjo është jeta evropiane në Maqedoninë evropiane”.

Përveç kryeministrit, pritet që edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi të japë dorëheqjen e tij, duke filluar detyrën si kryeministër teknik për 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në këtë mënyrë, duhet të zgjidhet edhe një deputet i ri për BDI-në dhe koordinatori i ri i LSDM-së, Jovan Mitreski, pritet të zgjidhet si kryetar i Parlamentit.

Para votimit të Qeverisë së re, Kuvendi duhet të zgjedhë kryeparlamentarin e ri, Jovan Mitreski, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM).

Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Pjesë e kësaj Qeverie, përveç partive që aktualisht përbëjnë ezekutivin, LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, të cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave.

Megjithatë, më herët kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka thënë se deputetët e saj nuk do të votojnë për Qeverinë teknike, pasi janë kundër që ajo të udhëhiqet nga Talat Xhaferi, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pasi e akuzojnë për shkelje të shumta ligjore gjatë punës si kryetar i Kuvendit.

BDI-ja, nga ana tjetër, ka paralajmëruar se “në rast se VMRO-ja nuk voton kandidatët e saj për ministra, atëherë BDI-ja nuk do të votonte kandidatët e VMRO-së”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL