albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Rama: Berisha dhe Basha i nxjerrin kunja njëri-tjetrit, jemi gati për ndryshime në reformën zgjedhore dhe territoriale

Duke folur për Zërin e Amerikës, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm që të pranojë ndryshime në reformën territoriale dhe për reformën zgjedhore.Rama vuri në dukje se ai është për më pak njësi vendore, por ai tha më tej se është i gatshëm që të pranojë edhe propozimet e opozitës për t’i shtuar njësitë vendore. Kryeministri deklaroi gjithashtu se sado ndryshime të kryhen me reformën zgjedhore sërish gjithçka varet nga shqiptarët sepse në fund të fundit ata ta japin fitoren ose jo.

by Editor
February 15, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

“Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma zgjedhore nuk të jep fitoren në tavolinë, se fitoren e merr në popull, te vota”, u shpreh Rama.

Pjesa nga intervista:

Si i shikoni ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, çfarë mendoni ju se duhet korrigjuar tani?

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Edi Rama: Mendoj se duhet të ketë më pak njësi vendore

Opozita kërkon të jenë më shumë..

Edi Rama: Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendit, jo për të futur kunja me njëri-tjetrin.

Pra jeni me mendje të hapur që edhe mund të shtohen njësitë vendore…

Edi Rama: Unë jam gjithnjë me mendje të hapur.

A pritet të ndryshojë diçka në kodin zgjedhor këtë herë?

Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma zgjedhore nuk të jep fitoren në tavolinë, se fitoren e merr në popull te vota.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga zgjedhjet e pjesshme vendore?

Edi Rama: Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje permanente të Kushtetutës i cili mori peng këto komunitetet për arsyet dhe mosarsyet e tij. Tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidatë të cilët ofrojnë ofertat e tyre. këto janë zgjedhje vendore dhe politike. Përballë kemi dy forca që nxjerrin kunja me njëri-tjetrin, kush jam unë e kush je ti, po janë aty ku janë për shkak të dy frymëzuese të tyre, që janë pengje të së shkuarës që të dy. Por u takon qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kush do të dojë të ecë përpara me gjithë sinergjinë që kërkon për drejtimin e bashkive do t’i japë votën kandidatëve tanë, kush do që të bëjë politikë për t’i shërbyer një pengu apo një tjetri, do ta lënë qytetin pa shërbimin e duhur, pa ndriçimin e duhur.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL