albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Rama flet për dënimin e Beccheti-t: Sa të jem unë kryeministër ai s’merr asnjë qindarkë

by Editor
February 23, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Rama flet për dënimin e Beccheti-t: Sa të jem unë kryeministër ai s’merr asnjë qindarkë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur në komisionin hetimor parlamentar për Inceneratorët edhe për vendimin e gjykatës për dënimin e biznesmenit italian Francesco Beccheti nga gjykata shqptare me 17 vite burg. Shkak ka qenë pyetja e deputetit Helidon Bushati se nëse çështja e inceneratorëve do të shkojë në gjykatën Arbitrazhit si ajo e biznesmenit italian.

Por Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi që Beccheti të marrë para nga shteti nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

“Zotëria u dënua me 17 vite burg, nga e njëjta gjykatë që ka dënuar edhe të tjerë njerëz, që ju më në fund toni se drejtësia të jetë e kapur, kam thënë unë se sa të jem unë kryeministër nuk do të marrë asnjë lek. Lufta vazhdon, në lloj arenash ku ai shfaqet, e deri tani s’ka marrë asnjë qindarkë”, tha Rama.

Rama mbrojti vendimin e qeverisë për inceneratorët, duke theksuar se nuk fshihet pas kolegjialitetit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Unë nuk jam nga ato që fshihem pas çdo lloj kolegjialiteti, i dalë për zot atyre që bëjnë dhe gabimeve. Unë nuk fshihem pas kolegjialitetit. I qëndroj si kryeministër i dal për zot të gjitha punëve të jashtëzakonshme që kam bërë me Sajmir Tahirin dhe ta them prapë sot. I vë gjoksin çdo akuze të ministri që ka bërë për të mirën e përbashkët, nëse ndokush ka punuar pas shpine atëherë përballet me drejtësinë. Nuk kam arsye që të mendoj se do të ketë një arbitrazh. Nuk ka 17 vendime përnjëherë, e nuk bëhen 17 procedura brenda ditës. Vijnë procedura të caktuara në një moment të caktuar të gjitha bashkë, por thjesht mblidhen dhe bëhet vendimi”, theksoi Rama.

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (ICSID) ka vendosur që Shqipëria t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian, Francesko Becchetti. Por kryeministri Rama ka hedhur poshtë një dënim të tillë duke u shprehur se gjyqi me biznesmenin italian vazhdon akoma në gjykatat ndërkombëtare.

Hetimet ndaj Becchetti-n u kryen nga Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL