albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home RAJON

Rama i përgjigjet PD për udhëtimet me charter

by Editor
January 31, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit. 

Në një video të publikuar në rrjetet sociale Rama thotë se shifrat e publikuara nga PD për udhëtimet jashtë Shqipërisë janë joreale dhe se ai ka përdorur bileta ekonomike.

“Unë jam i pari kryeministër në këtë vend që udhëtimet e mia shumë të rralla private me familjen nuk i bëj kurrë me shpenzimet e shtetit…Kam përdorur ndenjëset ekonomike të Lufthanës së bashku me djalin dhe gruan time, që kanë kushtuar 345 euro”, shprehet Rama në një video të postuar në faqen e vet në Facebook ku i përgjigjet pyetjeve të PD lidhur me udhëtimin e fundit.

RELATED STORIES

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takim sot në Bruksel

September 17, 2024
Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

Konjufca: Po të mos ishte Vetëvendosje, veriu do të përfundonte në negociata

September 16, 2024

Disa ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shfrytëzon postin për udhëtime nëpër botë me avion charter, me të cilin së fundmi ka harxhuar deri në 150 mijë euro karburant.

“Para dy ditësh shkoi dhe erdhi diku me charter dhe nuk njoftoi shqiptarët për çfarë po i harxhonte ato 120 apo 150  mijë euro karburant”, u shpreh Basha në Kuvend.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL