Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naftës, pas rritjes së çmimit të naftës.
Ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë të shoqërisë shqip[tare që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni që të bëni atë që ishit para se të ishit ata që jeni. Kjo është koha që të mos fitoni, por të mbani barrën me të madhe. Edhe qeveria po ashtu.
Të gjithë kanë të drejtë të mbajnë barrën, pasi nuk na detyron me dhunë që të ndahemi nga familjet tona dhe të marrin pushkën këtu dhe gratë dhe fëmijët të shkojnë gjetkë për të shpëtuar kokën. ka ardhur lufta këtu me faturën përkatëse. Ju do të mbani pjesën tuaj. S’mund të ndodhi që ju të fitoni. Asgjë më shumë se çfarë ju duhet që të mbështesni dhe të ndihmoni popullin shqiptar. ne do të kalojmë brenda 24 orëve një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe qeveria do të hyjë në administrimin e ligjit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant,” tha Rama.