Kryeministri Edi Rama ka konfiirmuar anulimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë.
Duke nisur nga situata e tensionuar në veriun e Kosovës, Rama ka bërë me dije Albin Kurtit që të zhvillon një mbledhje më të ngushtë, vetëm me ministrat e Jashtëm, por kryeministri i Kosovës nuk ka pranuar.
Rama deklaroi se perëndimi është gati për të vënë në lëvizje një plan masash shtrënguese për Kosovën, pasi po i soset durimi, por kreu i qeverisë shqiptare u ka kërkuar dhe pak kohë.
Për fat të keq, më duhet të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë dhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës.
Të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur e përsëris jemi në prag të vënies në lëvizje të planit të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.
Kam bërë një përpjekje për të ju kërkuar dhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje.