Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Takimi u zhvillua ditën në të cilën kryeministri, Edi Rama ndodhet në Prishtinë ku ka zhvilluar takime me Osmanin dhe Konjufcën.
Kurti refuzimin e një takimi me Ramën deri më tani duket se e ka zbatuar me përpikmëri pasi ai nuk e ka takuar atë.
Ai ka zhvilluar një takim me Abbott ku mësohet se ka diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes kryeministrit Kurti dhe Sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend.
“Pas takimit që më 26 qershor Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi me Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly në Londër, sot priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë së Kosovës.