albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Reagon dogana e Kosovës ndaj akuzave: Eksportet janë koncentrat zinku, jo mbetje toksike

by Editor
August 22, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Reagon dogana e Kosovës ndaj akuzave: Eksportet janë koncentrat zinku, jo mbetje toksike
Share on FacebookShare on Twitter

Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve për dërgesa të mbetjeve toksike nga Kosova drejt Kinës, një çështje për të cilën Prokuroria e Durrësit ka nisur hetime.

Në një deklaratë për media, Dogana e Kosovës ka theksuar se nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme, por vetëm koncentrat zinku.

“Dogana e Shqipërisë i ka referuar këto mallra si koncentrat zinku, të eksportuara nga një kompani e regjistruar në Kosovë drejt një kompanie zvicerane. Nga hetimet tona, nuk kemi konstatuar eksport të mbetjeve të rrezikshme që i përgjigjen dërgesave të raportuara në media,” thuhet në deklaratën e Doganës së Kosovës.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Dogana sqaron se produkti i eksportuar është një koncentrat zinku me përbërje të koncentruar të Zinkut (Zn), Hekurit (Fe), dhe Plumbit (Pb), dhe nuk klasifikohet si mbetje sipas legjislacionit ndërkombëtar për mbetjet e rrezikshme.

“Eksporte të ngjashme bëhen vazhdimisht dhe nuk ka pasur pretendime për klasifikimin e këtyre produkteve si mbetje të rrezikshme,” shtohet në deklaratë.

Dogana e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se është duke zhvilluar një hetim të gjerë për të shqyrtuar të gjitha çështjet relevante dhe do të mbajë të njoftuar publikun për çdo zhvillim të ri në këtë çështje.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL