albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Reagon Kryemadhi: Pse nuk sekuestrohen inceneratori i Tiranës dhe i Fierit?Organet e drejtësisë të veprojnë sa më shpejt

by Editor
January 14, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me inceneratorëte Fierit dhe të Tiranës, ndërsa pyet publikisht se pse nuk sekuestrohen.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se SPAK kreu një punë shumë të mirë në fund të vitit 2021, duke vendosur sekuestro preventive mbi kompanitë në administrim të Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

REAGIMI I KRYEMADHIT

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Pse nuk janë sekuestruar Inceneratori i Tiranës dhe Fierit, ashtu siç është sekuestruar Albtek Energy dhe ITS të Inceneratorit të Elbasanit?

SPAK kreu një punë shumë të mirë në fund të vitit 2021, duke vendosur sekuestro preventive mbi kompanitë në administrim të Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dyshuar në lidhje me rastin e inceneratorit të Elbasanit, për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Albtek Energy dhe ITS, kanë zhvilluar aktivitet financiar me kompani fiktive, të krijuara nga Ish Ministri i Mjedisit Koka dhe njerëz të lidhur me të, për të grabitur paratë e qytetarëve.

Mirëpo, të njejtat kompani fiktive kanë ndërvepruar edhe me Inceneratorët e Tiranës dhe Fierit. Tabela e mëposhtme të shërbejë si një rikujtesë për organet e drejtësisë, pasi koha nuk premton dhe duhet vepruar sa më shpejt, për të shpëtuar sa më shumë nga taksat e qytetarëve”, shkruan ajo. 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL