Pyetje: Si jane marredheniet me Ramen?
Meta: Marrëdhëniet e mija me z.Rama janë shumë të rregullta nga pikëpmja kushtetuese. Sot isha shumë i qartë, konstruktiv. Çfarë faji kam unë që djemtë e shoqatës së Ballkanit të Hapur shqetësohen pse unë shkoj në Korçë dhe pasi takoj artistët e mrekullueshëm të Korçës, frymëzohem dhe recitoj një kryevepër që i takon një momenti historik, çeljes së shkollës së parë shqipe. E bëj me kënaqësi sepse babai im ka qenë mësues i letërsisë dhe kur isha fëmijë më kërkonte llogari dhe kërkonte të recitoja mirë. Ata i ka shqetësuar mesazhi, sepse ata janë çuna kozmopolitë dhe mendojnë se këto janë gjëra që i takojnë të kaluarës dhe nuk ka rëndësi gjuha shqipe dhe as kombi.
Pyetje: Marrëdhëniet me eksponentë të tjerë të së majtës? Sa socialist jeni sot?
Meta: Ndonjëherë më duket sikur kam mbetur socialisti i vetëm në këtë vend në kuptimin ndaj interesit publik, mbrojtjes së vlerave të kushtetutës së vitit 98, parimet e së cilës qëndrojnë por janë deformuar nga ndryshimet. Nuk kemi parlamentarizëm por autokraci. Unë i kam qëndruar me besnikërinë më të madhe kushtetutës së vitit 98. Tani jam sovranist dhe gjithmonë kam qenë shqiptar dhe kam ditur të dal përtej bindjeve të mija ideologjike.