albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

Reja: Broja nuk ndalet kur ndizet, Gjeorgjisë duhet t’i shënosh shpejt gol

by Editor
March 29, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Reja: Broja nuk ndalet kur ndizet, Gjeorgjisë duhet t’i shënosh shpejt gol
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Edy Reja, pas ndeshjes me Gjeorgjinë, në Supersport deklaroi:  “Bëhet e vështirë të luash me këta se nuk kalojnë mesfushën dhe të presin në kundërsulm. Gjeorgjia është shumë solide dhe e fortë, e njohim. Kërkuam në pjesën e parë të shënonim, në këto lloj ndeshjesh nëse bën gol hapen, përndryshe të mbyllin çdo hapësirë dhe bëhet e vështirë.

Pastaj kur të gjithë mendojnë se të dielën kanë ndeshje në kampionat, nuk kanë agresivitet për të futur këmbën. Kur bëhen miqësore duhet të bësh rotacione me të gjithë se me 3 ditë nuk ka stimuj. Kur luan me Spanjën, motivimi është ndryshe. Por impenjimi ishte, nuk ia dolëm të zhbllokonim, kishte një rast Çekiçi, krijuam diçka, por pak.

Mirë edhe kështu, kemi bërë miqësore, kemi parë që Asllani ka cilësi dhe perspektivë. Me kohë do të mundohemi të bëjmë grup. Do të shohim gjërat gradualisht dhe unë duhet të përgatit më mirë ndeshjen. Kemi mbërritur mbrëmë në 7 e gjysmë dhe sot nuk kishim kohë për të përgatitur ndeshjen. Por përkushtimi ishte, nuk mund të them asgjë”.

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

“Broja luajti, ndërsa në pushim folëm se kishte probleme në kavilje dhe nuk ishte 100%. Doja të luante në fillim që të mos kishte probleme, bëri një pjesë dhe e zëvendësova që të mos kishe probleme. Ai ka dritën dhe pastaj fiket, është me shkëputje. Por kur niset, ne e njohim karakteristiken e tij, se kur ndizet nuk e ndal askush. Pastaj në ndeshje të tillë ai luan, por nuk ka atë vendosmëri, atë ngarkesë emocionale që të shprehë të gjithë potencialin e tij”, tha Reja. /

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL