Autoritetet ukrainase dhanë alarmin se nivelet e rrezatimit janë rritur në zonën e Çernobilit, që nga momenti kur uzina bërthamore u mor nën kontroll nga trupat ruse.
Ekspertët e Agjencisë Atomike të Ukrainës njoftuan se nivelet e rrezatimit kanë ndryshuar për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në atë zonë, lëvizja e të cilave ka bërë që të ngrihet në ajër pluhur radioaktiv.
Në uzinën, e cila gjendet 130 kilometra në veri të Kievit, reaktori që shpërtheu në 1986 duke shkaktuar katastrofën më të madhe atomike të këtij lloji në botë, është mbajtur i mbuluar me strehë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin.
Shpërthimi i aterhërshem kontaminoi pjesë të mëdha të Ukrainës dhe Bjellorusisë, që çoi në krijimin e një zone të ndaluar rreth 2,600 kilometra katrorë, ndërsa shpërndau material radioaktiv edhe në shumë pjesë të tjera të Europës./ Top Channel