I shumëkërkuari Talo Çela si duket i ka shpëtuar policisë gjatë kontrolleve të befasishme që janë zhvilluar sot në qytetin e Elbasanit.
Burime për Abc bëjnë me dije se Talo Çela strehohej në një nga vendet që kanë qenë objekt i kontrollit nga RENEA. Dyshohet se ai mund të jetë lajmëruar për kontrollet dhe është arratisur.
Kontrollet janë kryer për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga operacioni ‘Plumbi i Artë’. Për operacionin u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilët 14 janë ende në kërkim.
Lajmi në përditësim…