albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

REPLIKAT/ “Po ç’lesh komisionesh hetimore”, Xhafaj nuk përmbahet në Kuvend. Baçi: Më pëlqen profesioni i kameramanit

by Editor
November 2, 2023
Reading Time: 3 mins read
0
REPLIKAT/ “Po ç’lesh komisionesh hetimore”, Xhafaj nuk përmbahet në Kuvend. Baçi: Më pëlqen profesioni i kameramanit
Share on FacebookShare on Twitter

Replika të shumta ka pasur me deputetëve në seancën e sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës vazhduan me aksionin e tyre duke hedhur karriget në mes të sallës dhe duke ndezuar flakadanë.

Ndërsa ende nuk kishte nisur seanca deputetët e të dy kampeve kanë replikuar me njëri tjetrin.

“Po ç’ledh komisionish hetimore”, ka thënë deputeti Fatmir Xhafaj, në lidhje me një nga kërkesat kryesore të opozitës.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Nga ana tjetër, ndërsa ishte live në Facebook, Luan Baçit i është kërkuar nga socialistët ta mbyllë celularin, por përgjigje ai ka thënë se i pëlqen profesioni i kameramanit.

Baçi ka replikuar dhe me deputeten Antoneta Dhima për të ardhurat dhe pasuritë e tyre.

Replikat në Kuvend      

Luan Baçi: Me pëlqen profesioni i kameramanit!

Fatmir Xhafaj: Ushtroje si profesion….

(Tenton të marrë karrigen, deputetja Elda Hoti e pengon)

Elda Hoti: Jo, jo s’mund ta marrësh!

Deputeti i PD: Lejoni komisionet hetimore…

Fatmir Xhafaj: Po ç’lesh komisionesh hetimore…

Deputeti i PD: Fatmir edhe ti si shokët

Fatmir Xhafaj: S’mund të merrni karriget, çfarë bëni kështu!

Sali Berisha: Riktheni të drejtat kushtetuese! Je dhe jurist! Rikthe te drejtat Kushtetuese të opozitës!

Luan Baçi: Antoneta do rrini të gjithë në këmbë sot.

Antoneta Dhima: Po ta kishit për hallet e qytetarëve, ua bëja hallall.

Bledi Çuçi: Të gjithë do rrimë në këmbë, edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë.

Eduard Shalsi: Mos qeshni, s’është për të qeshur! Ju kanë dhënë porosi, zbatoni porosinë.

Antoneta Dhima: Të votojmë për rritjen e rrogave dhe pensioneve të qytetareve.

Luan Baçi: Ti Neta rrite rrogën tende, jo të qytetarëve!  Unë e votova kundër!

Antoneta Dhima: Ti ke biznese, unë një shtëpi në katin e 5-të kam.

Luan Baçi: Biznesin e kam ngritur me ndershmëri me paratë e mia.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL