Demokratët vijojnë të mos e pranojnë Lulzim Bashën dhe të kërkojnë largmin e tij. Këtë e tregojnë së fundi në komentet e tyre pas sulmit që Basha i ka bërë Berishës.
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha e ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nga Shkodra, ku ka prezantuar kandidatin e tij Xhemal Bushati.
Por, ndërsa Basha ishte në Shkodër, për të prezantuar kandidatin e tij, demokratët e kanë kapur “mat”.
Takimi i Bashës në Shkodër, është publikuar live edhe në faqen e tij në rrjetet sociale, ku demokratët kanë shpërthyer në komente kundër kryetarit të shkarkuar.
Demokratët nga Shkodra të revoltuar kanë sulmuar LULZIM BASHëN ku shkruajnë se personat në takimin e Bashës, nuk janë demokratë shkodranë, por socialistë të Ramës, të ardhur nga Tirana.
“Këta janë socialistë të mledhur nga Lulushi i Sorosit, mashtruesi”-shkruan një komentues.
Ndërsa një tjetër shkruan “Patronazhistët e laro Bravës”.
Po ashtu një tjetër shkruan “Do ti ketë sjell prej Tiranë”.
Më tej, një demokrat shkruan “Bardh Spahia fitore, kimiku i Ramës një humbës
“Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.
Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij.
Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner.
Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën”, thuhet në postim
Kaq ka mjaftuar që demokratët ta kryqëzojnë në komente Bashën.
“Jeni të gërditshëm ju ” Shoqata Bravave”, shkruan një prej tyre.
“Aman se keni përrallën tuaj edhe ju shoku Luli! Shih hallin tënd më mirë, dhe mos u shpërqëndro shumë se fillon nga gafat pastaj!”, thotë një tjetër.
“A të shkretët ju jeni bër bajat fare”, është një koment tjetër.
“Sado qe te perpiqeni ju te lul rames k………e demokratve do merni o llumrat e rilindjes”, shkruan një demokrat.