albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Rikthejmë ushtrinë me detyrim”, Vuçiç: Na duhen shumë armë, por nuk do sulmojmë askënd

by Editor
September 14, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Rikthejmë ushtrinë me detyrim”, Vuçiç: Na duhen shumë armë, por nuk do sulmojmë askënd
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas 7 kërkesave drastike që paraqiti për Kosovën, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në vend. Lajmin e bëri të ditur vetë  kreu i shteti serb gjatë një ceremonie ne prani te forcave  ushtarake.

“Të gjithë e kuptojnë se sa nevojë kemi për një ushtri të fortë, se sa shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, dëshira jonë është të pengojmë këdo në na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, tha Vuçiç.

Vuçiç nuk specifikoi se kush po kërcënon të sulmojë Serbinë. Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, tha se Qeveria serbe është e gati, nëse arrihet një marrëveshje politike dhe shoqërore, për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan, shkojnë vullnetarisht në ushtri. Vendimi i Vuçiç vjen pas një sërë masash dhe kërkesash që ai paraqiti lidhur me situatën ne veri të Kosovës mbrëmjen e së premtes. Lidhur me aludimet për shpalljen e pushtimit ndaj Kosovës, Vuçiç tha se nuk ka marrë ende një vendim sepse një gjë e tillë do të legjitimonte ushtrinë e Kosovës dhe do të njihte Kosovën si shtet të pavarur.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL