Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ia ka faturuar përgjegjësinë KFOR-it për rrëmbimin e 3 policëve nga Serbia.
Në deklaratë nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se është në pritje nga KFOR, që të marrë përgjegjësinë dhe të urdhërojë Serbinë për lirimin e 3 efektivëve.
“Po presim të shohim sjelljen e Serbisë dhe reagimin e ndërkombëtarëve. Mbrojtja e vijës kufitare është përgjegjësi e përbashkët e policisë së Kosovës dhe KFOR.
Në raste kur agresioni është në përmasa ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes kufitare duhet të ishte e KFOR për shkak të mandatit të NATO-s dhe përgjegjësisë që ka marrë në dakordimin e marrëveshjes me Thaçin.
Ne jemi në pritje nga KFOR-i për të marrë përgjegjësinë për ushtrimin e funksionit mbrojtës dhe të urdhërojë Serbinë që të kthejë në Kosovë policët e rrëmbyer.
Dje u shkel pika 4 e marrëveshjes së Kumanovës. KFORI nuk duhet të kishte heshtur ndaj sulmit të rrëmbyer,” u shpreh Kurti në parlament.