Nga Agim XHAFKA
Gazmend Bardhi si Gjela Biba…
Gazmend Bardhi nga dita në ditë shfaqet më i shqetësuar. Nga që po afron 6 marsi dhe po troket disfata e paralajmëruar. Normal, humbja po i vjen prej Foltores.
Sali Berisha bëri atë që di më mirë. Ngriti në këmbë opozitarizmin, zgjoi nga gjumi demokratët. Ndaj Gazmendi nuk e ka gabim që sulmon Foltoren. Atje Luli dhe ai ngelën si laraska. Po ama luftën po e bëjnë në ajër. Janë kapur pas “non gratës” si i mbyturi pas fijet të barit.
Tashmë populli e di që DASH ka marrë një vendim për të mos lejuar Berishën të udhëtojë në USA. DASH nuk jep asnjë argument dhe provë megjithëse ia kërkojnë dhe kongresmenë amerikanë. U ngjir dhe Berisha duke kërkuar faktet, por hiç, asgjë.
Pra shkurt ia kanë mbështjellë kot, ose hodhën një shashkë. Se sa ka ndikuar ky vendim në popull shihet te takimet e Berishës në çdo cep të atdheut. E megjithatë Gazmendi dhe një aradhe ofiqarësh të SHQUP-it ulurasin se non grata do na prishë marrëdhëniet me Amerikën.
U pika m’u në bythë, thotë populli.
Po Gazmendi and CO nuk ndalen. E kanë shtuar arsenalin e shpifjeve. Këto ditë pritet të lëshojnë batarenë: ‘Saliu është mik i ngushtë Putinit se di gjuhën ruse!’
Të dëshpëruarit shqupistë çdo ditë e më tepër ngjajnë fiks me Gjela Bibën. Kjo shoqja ishte drejtuese e Mirditës. Një grua me formim nën mesatar, me përvojë pune modeste, me arsim të cunguar. Nuk ishte faji i saj, po i udhëheqjes nga Tirana që e vuri në krye të mirditorëve, atyre njerëzve aq të mençur e aq të ditur.
Dhe Gjela, nga që ishte jashtë loje në çdo sektor, lëshonte gafa pa dashje, si Gazmendi sot e tërë ditën. Edhe shekullin XIX kur e shihte në libra e lexonte: ‘Shekulli Xix’. Por episodi që e lidh ngushtë me Gazmend Bardhin qe kur një mësues do pranohej në partinë e punës.
-Ç’lëndë jep ti në shkollë?-e pyeti Gjela.
-Anglisht,-tha djaloshi.
-Si?! Ti flet gjuhën e armikut more dhe kërkon të hysh te partia jonë!-buçiti zëri i saj.
Kështu bërtet dhe Gazmendi. Për ditë me episode si të Gjelës. Mos çuditemi kur nesër Saliun ta akuzojnë se po pengoka shirat e pranverës, nga që ka një plan ugurzi të rritë çmimin e energjisë elektrike.
Ose që ai po ndikon te bursa e naftës që karburanti ta kapërcejë 300 lekë për litër.
Gjela Biba ishte nga Mirdita. Gazmend Bardhi është nga Kavaja.
I bashkon propaganda e boshllëkut.
Ose slogani: ‘Rrimë që rrimë, a e hapim një vrimë!’