albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

“Rrugët e Ekuadorit janë të mbushura me gjak”/ Mediat vendase: Fajin e ka mafia shqiptare, 3 mijë prej tyre janë këtu

by Editor
January 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Ekuador- Mediat vendase të Ekuadorit po raportojnë se vendi i tyre po kalon një valë dhune të pazakontë. Kështu, pak përpara vrasjes së Ergys Dashit në Guajakil, në këtë qytet u shënuan 11 viktima brenda 11 orëve.

“Për të kuptuar dhunën që po kalon Ekuadori, duhet të marrim në konsideratë një element kryesor në betejën për trafikun e drogës: mafian shqiptare,” shkruan “Que Noticias”.

Sipas portalit, autoritetet thonë se kjo mafie ka mbërritur në Ekuador duke nisur nga viti 2014. Vrasja e Ergys Dashit në një restorant në Guajakil, një person pa precedentë kriminalë në Ekuador, ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si operon mafia shqiptare nga Ekuadori.

RELATED STORIES

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

Atentati ndaj ish-prokurorit, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe grupin e tij

September 17, 2024
EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

EMËR+FOTO/ Iu kap drogë me vlerë 1- 2 milionë paund, dënohet me dy vite burg 46-vjeçari shqiptar në Angli

September 17, 2024

Së pari, shqiptarët e zgjedhin këtë qytet pasi është porti kryesor i Ekuadorit. Prej këtu, droga niset drejt Shqipërisë e më pas shpërndahet në Europë.

Portali shkruan se shqiptarët mund të futen me lehtësi në Ekuador pasi nuk kanë nevojë për vizë. Jo vetëm kaq, por shumica e tyre futen me identitet të rremë.

Në Ekuador janë aktualisht 3 mijë shqiptare, shkruan portali “Nëse një ngarkesë nuk shkon në destinacion, atëherë kemi vrasje,” thotë ajo.

Mafia shqiptare e ka të lehtë edhe komunikimin pasi shumica e tyre dinë italisht dhe e kanë të lehtë të mësojnë spanjisht.

Ndërkohë autoritetet thonë se mafia shqiptare është shumë e dhunshme dhe bazohet te lidhjet klanore dhe fisnore.

Autoritetet thanë për portalin se po përpiqen që të luftojnë këtë mafie, që mbetet arsyeja themelore se përse rrugët e Ekuadorit janë mbushur me gjak.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL