Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore në kryeqytet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë javës që lamë pas, janë goditur 9 raste të tentativës për të korruptuar efektivët, me qëllim shmangien e gjobave.
Po ashtu, referuar njoftimit zyrtar të Rrugores bëhet me dije se 30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Nga kontrollet e kryera me mjetet teknologjike përkatëse, janë pezulluar 232 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.