albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rusia nuk ndalet, sërish sulme ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës

by Editor
March 25, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Rusia nuk ndalet, sërish sulme ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia i ka vazhduar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë natës së 24 dhe 25 marsit, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në disa rajone. Cak i sulmeve të natës ishte qyteti Mikolaiv. Kryetari i qytetit, Oleksandr Sienkevych, shkroi në Telegram se 11 civilë u plagosën dhe disa ndërtesa banimi u dëmtuan nga “rënia e mbetjeve”.

Vitaliy Kim, kryetar i administratës ushtarake rajonale të Mykolayiv, raportoi se një dron i prodhuar në Iran, Shahed, shkaktoi zjarr në objektin energjetik në këtë rajon. Një sulm rus me dronë në qytetin e portit të Detit të Zi, Odesa, shkaktoi ndërprerje të rrymës. “Infrastruktura energjetike është dëmtuar”, shkroi Oleh Kiper, kryetar i administratës ushtarake rajonale. “Nuk ka furnizim me rrymë në portin e Odesas. Të gjitha shërbimet emergjente po punojnë”.

Rusia i ka rritur sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në ditët e fundit. Më 23 mars, zyrtarët në Kiev raportuan se më shumë se 1 milion civilë kanë mbetur pa rrymë. Volodymyr Kudrytskiy, kryetar i bordit të Ukrenerho, tha më 23 mars se vendi e ka rritur importin e rrymës nga Evropa, për të ndihmuar në kompensimin e humbjeve. “Në shumë rajone, megjithatë, ka dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike. Kjo është shkaktuar nga shkalla e lartë se sulmeve”, tha ai. Në rajonin e Harkivit, rreth 200.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë, sipas kryetarit të administratës ushtarake rajonale.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Autoritetet lokale në rajonin e Harkivit kanë vendosur një sistem reduktimesh disa orëshe deri së paku më 31 mars. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 11 dronë ukrainas janë “interceptuar” mbi rajonin jugor rus, Rostov. Guvernatori i këtij rajoni, Vasily Golubev, e postoi një video në Telegram ku shihet një zjarr duke shpërthyer në një termocentral të madh në këtë rajon. Vendësit kishin raportuar për disa shpërthime në këtë zonë. Golubov tha se nuk ka viktima nga ky zjarr dhe se autoritetet kanë nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e tij.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL