Skuadra gjermane Schalke 04 ka konfirmuar se po heq sponsorizimin e Gazprom, gjigantit rus nga fanela e tyre në dritën e pushtimit rus të Ukrainës.
Gazprom është një kompani shtetërore e gazit me shumicë ruse dhe është një sponsor i madh në botën e futbollit.
“Pas zhvillimeve të fundit, FC Schalke 04 ka vendosur të heqë logon e sponsorit kryesor Gazprom nga fanelat e klubit. Në vend të kësaj do të zëvendësohet me shkronja “Schalke 04”, thuhet në një deklaratë nga klubi i Bundesligës 2.
Bild raportoi se trajneri i Schalke, Dimitrios Grammozi mori pjesë në një konferencë për shtyp të enjten pa logon e Gazprom në veshjen e klubit të tij.