albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Sa miliardë euro po i kushton Putinit një ditë luftë në Ukrainë?

by Editor
February 26, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Sa miliardë euro po i kushton Putinit një ditë luftë në Ukrainë?
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta në Ukrainë nuk po shkon sipas planit të Vladimir Putin për shkak të vetëbesimit të lartë të Kremlinit, planit të dobët taktik dhe tronditjes nga rezistenca e ushtrisë së Ukrainës, pretendojnë shërbimet e inteligjencës.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës thotë se i kanë shkaktuar rusëve humbjen e 2,800 trupave, 80 tanke, 516 mjete luftarake, 10 aeroplanë dhe 7 helikopterë, raporton “Daily Mail”.

Ish-ministri i Mbrojtjes së Estonisë, Riho Terras deklaron se Rusia po mbetet pa para dhe armë dhe do të hyjnë në negociata me presidentin Zelensky nëse arrijnë të rezistojnë 10 ditë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Putin besohet se gjatë një takimi të mbajtur me oligarkët në një bunker në Malet Urale, ka pretenduar se lufta do të ishte ‘e lehtë’ dhe gjithçka mund të zgjidhej në ‘1 deri në 4 ditë’.

Sipas Terras, duke iu referuar burimeve të inteligjencës së Ukrainës, Putinit po i kushton rreth 17.8 miliardë euro një ditë luftë.

LEXO EDHE:  Viktimat nga Covid-19/ Erion Dasho publikon shifrat, “shuplaka” për Qeverinë

Nga këto burime mësohet se Rusia ka raketa për vetëm 3-4 ditë të mbetura.

Ata kanë goditur pallate dhe zona të banuara me qëllim që të shkaktojnë frikë për të pasur më pas dezertime masive.

Deri tani, Moskës po i dështon dhe plani për të rrëzuar qeverinë dhe krijimin e një kabineti të ri kukull.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raporton se Ministria  e Mbrojtjes pretendon se forcat kanë arritur të marrin kontrollin e Melitopol.

Ky fakt nuk është konfirmuar, por nëse do të ishte i vërtetë atëherë, ky do të ishte qyteti i parë i madh që marrin në kontroll.

Britania e ka vënë në dyshim këtë informacion duke thënë se qyteti me 150 mijë banorë është ende në kontrollin e ushtrisë së Ukrainës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL