Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike në degën e Durrësit ka zbuluar 10 emrat që janë propozuar nga grupseksionet gjatë këtyre ditëve dhe që mund të jenë kandidatët që do t’I nënshtrohen primareve që do të mbahen në fund të javës për përzgjedhjen e kandidatit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.
Ish kandidatja për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, njëkohësisht avokate, Merita Dakovelli, e cila është deklaruar publikisht si mbështetëse e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha, bën me dije për “DurrësLajm” se emrat e propozuar nga grupseksionet PD Durrës janë: kryetari aktual i komanduar nga Lulzim Basha, Luan Hoti, urbanisti Ardian Muka, deputeti Oerd Bylykbashi, ish-kandidatja për deputete Manjola Luku, ish-kandidati për deputet Igli Cara, ish-kryetari PD Durrës Osman Stafa, ish-deputetja Fatbardha Kadiu, nënkryetari i PD Durrës Neritan Golja, drejtori i Departamentit të Financës në PD, Veip Ademi, dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi.
Ajo që bien në sy eshte që në të gjitha seksionet është propozuar emri i urbanistit Ardian Muka, i përfolur disa ditë më parë si kandidati potencial me të cilin mbështetësit e Berishës do të kandidojnë për bashkinë e Durrësit.
Mësohet se edhe ish-kryetari i degës së Durresit, Igli Cara është propozuar nga shumë grup seksione.
Ardian Muka ne shume sondazhe del fitues i padikutueshem dhe njeriu qe ka besimin e Sali Berishes dhe mbeshtetje te plote nga demokratet ne Durres.
Demokratet e Durresit ndihen me te bashkuar se kurre me figuren e Ardian Mukes dhe ne kete menyre e lene Lulzim Bashen me gisht ne goje ne qytetin bregdetar.