Ish-kryeministri Berisha në një takim me bizneset në Durrës, akuzoi qeverinë se i ka lënë pa asnjë mbështetje këta të fundit. Ai shtoi më tej se sipërmarrësit vetëm i ka gjobitur.
“Në periudhën më të vështirë të biznesit në Shqipëri, Europë, në vend të paketave mbështetëse të sipërmarrësve, super të mrekullueshëm, të cilët arrijnë të mbijetojnë në kushte shumë të vështira, qeveria i gjobit. Unë ju siguroj ju se në projektin tonë klima e biznesit mbetet një përparsëri absolute.”, tha Berisha.
Teksa kërkoi nga qytetarët që të votojnë kandidatin Adrian Mukën, Berisha deklaroi se kandidatja e PS, Emiljana Sako firmosi si kryeinspektore ndërtimin e godinave që morën jetë njerëzish në tërmetin tragjik.
“
Zgjedhjet e 6 marsit janë sa vendore, aq edhe të përgjithshme. Vota juaj ka një vlerë të dyfishtë. Ndaj zgjidhni kandidatin për të cilin ka vetëm fjalë të mira, Adrian Mukën. Përballë tij është një zonjë e cila garon, në mënyrë shumë absurde. Zonja Sako nuk e ka vendin në garë elektorale. Vendi i saj është në sallën e gjyqit. Pse? Sepse ka firmosur me firmën e saj si kryeinspektore, firmë që u bë shkas që ndërtesat të merrnin jetë njerëzish në tërmetin e 26 nëntorit. Kjo është e vërteta saj. Akt cinik, ç’njerëzor i Edi Ramës. Këta janë arrogantë. Për këta, njerëzit janë thjeshtë numra për t’i mashtruar për t’i vjedhur. Sepse një njeri i tillë s’mund të dalë në garë.” tha Berisha.