Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatë takimi entuziast në zonën e ish-Kënetës në Durrës, është shprehur se vota e banorëve të 6 bashkive është një mesazh për të gjithë shqiptarët.
‘6 marsi është një zgjedhje, vërtetë për kryebashkiakut e Durrësit, Shkodrës, Dibrës, Lushnjes, Rrogozhinë e Vorë, por është një mesazh i madh që ju u dërgoni mbarë shqiptarëve. Është një dritë shprese që u jepni të rinjve shqiptarë.
Ne duhet të bëjmë gjithçka që të ndezim shpresën në shpirtin e rinisë, pasi ata do ndërtojnë Shqipërinë ta ngrejnë atë në nivelin e ëndërrave më të bukura.
Shpresa për të rinjtë dhe veten tonë është një mision i madh. Kudo ku shkoj dëgjoj ulërimën e sirenave të largimit të të rinjve. Kjo situatë ndryshon vetëm nëse u kthejmë shpresën të rinjve’, deklaroi lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.
Berisha tha se, nëse nuk do të ndodhte urbanizimi në Shqipëri, atëherë vendi ynë nuk do kapte asnjëherë zhvillim. “U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që për shkak të sallës nuk mund të jenë sot, por janë jashtë saj për këtë takim. Durrësin e ri do ta transformojmë në një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.
Lexoja para pak ditësh një përshkrim që u bën Erion Veliaj banorëve që po u prish shtëpitë qytetarëve që kanë 20-30 vite aty. Nuk dua t’i vendos epitet se nuk dua të ndyje gojën. Përdorte çdo fjalë fyese, duke iu kundërvu të atin deputetes së PS-së, që mund të jetë burrë i mirë, por pushteti i vajzës së tij, po u shkatërronte banesat.
Ky është koncept racist, anti shqiptar. Në vitin 1992, 75 përqind e shqiptarëve jetonte në fshat. Nëse nuk do të ndodhte urbanizimi ne nuk kapnim dot horizontin e zhvillimit. Urbanizimi është procesi kryesor i zhvillimit të një kombi dhe ju jeni vektor i zhvillimit”, deklaroi Berisha.