albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Sali Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Të shpartallojmë dyshen Basha dhe Rama

by Editor
February 17, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Sali Berisha paralajmëron protesta të fuqishme: Të shpartallojmë dyshen Basha dhe Rama
Share on FacebookShare on Twitter

Berisha paralajmëron protesta: Të shpartallojmë vellon e zezë, Basha dhe Rama po lënë Shqipërinë pa porte

“Ajo që po ndodh në këtë parlament është rast unik në historinë e një parlamenti. Është tragjike. Këtu përdoret në mënyrë më të papranueshme korrupsioni si mburojë. Këtu ky parlament degradon çdo ditë e më shumë. Këtu krijohen komisione në vend që të përdoren për transparencë, përdoren luftë të brendshme brenda maxhorancës. Një ditë këta nxjerrin nga komisioni deri një javë para se të dalë nga Edvini emri i ministrave. Pas tre ditësh palët në përleshje të brendshme nxjerrin Lal Plehun. Gjithçka tregon se nuk është problemi për të bërë transparencë për ju të dashur qytetarë por për të zhvilluar luftë të brendshme dhe ta përdorë secili korrupsionin për mburojë. Afera e inceneratorëve është afera më klasike e një vjedhje.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, Edvin Rama dhe Don Agaçjo janë dy arkitektët e kësaj afere ndër më të turpshmet dhe kriminalet në historinë e këtij vendi. Le t’i marrim me radhë. Nis një procedurë nga Ministria e Mjedisit që është fajtor dhe nuk i heq asgjë pa pasur asnjë qindarkë në buxhet. Ai kishte të gjitha garancitë se fondet do i jepeshin. Dhe fondet mund t’i jepeshin vetëm nga kryeministri.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024
U fituan aty të paktën 13 mln euro. Këtu përmendni emrat e Gugales, Zotos etj. Ata janë vetëm ushatarë në këtë aferë të tmerrshme. Kjo është shumë e qartë. Oreksi vjen duke ngrënë. U krijua mekanizmi. Qeveritarët përvetësuan 13 mln me djegësin e Elbasanit. Tani edhe më shumë se kjo funksionoi. Të njtëjtën gjë bënë edhe me Fierin. Qytetarët e Fierit protestuan 3 muaj.

Gjithnjë ai që vjedh 1 mld, nuk ka asnjë që nuk do të vjedhë miliardin e dytë. I njëjti mekanizëm me djegësin e Tiranës.

Janë dy hetime, një hetim parlamentar dhe një hetim i Skrapit (SPAK). Të dyja përpiqen të varrosin çështjen. Këtu gjithçka bëhet për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës. Nën nxitjen e fuqishme të Don Agaçios. Ai u ka dhuruar tokë shqiptare të tjerëve. Kjo është një aferë monstruoze. U bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi për protestat më të fuqishme për të shpartalluar këtë vello të zezë korrupsioni që po hidhet mbi ju për të mbuluar këtë aferë më të madhen të zbuluar deri më tani. Është jo më pak se 1/10 se afera e Portit të Durrësit. Rama në bashkëpunim me Lulzim Bravën kanë stisur grabitjen e 810 mijë metra katrorë. Po lënë Shqipërinë pa porte”, tha Berisha.

Vijon….

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL