Berisha “kursen” Metën pas përplasjeve të fundit për zgjedhjen e presidentit të ri Bajram Bega.
“Jo unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është se Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim por germa është germë dhe nuk ka kufizime je jashtë apo brenda si kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.
S’kam asnjë qejfmbetje me Metën. Do doja ta kishte shtyrë për raundin e pestë, kjo është e vetmja qejfmbetje. Shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla. Germa e kushtetutës nuk parashikon bllok, fryma është tjetër” .
I pyetur nëse i druhet një tradhtie nga Meta, ai tha prerazi jo.
Pyetje: Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?
Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.
Pyetje: Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?
Jo nuk i druhem, nuk i druhem aspak asnjë tradhtie