albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Sanksionet e Shqipërisë për Rusinë/ Porti i Durrësit nis embargon ndaj anijeve ruse të transportit të grurit

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Sanksionet e Shqipërisë për Rusinë/ Porti i Durrësit nis embargon ndaj anijeve ruse të transportit të grurit
Share on FacebookShare on Twitter

Marinarët e anijes ruse “Slavianka” e ndoqën përpunimin e anijes së tyre në portin e Durrësit të mërkurën pa zbritur nga kuverta.

Zyrtarët e portit i urdhëruan 12 anëtarët e ekuipazhit që të mos zbrisnin nga anija, ndërsa ata menduan fillimisht se bëhej fjalë për masa që lidhen me pandeminë.
“Slavianka” është anija e fundit ruse që u lejua të hyjë në portin e Durrësit, ndërsa Shqipëria i është bashkuar embargos së vendeve të Europës ndaj Rusisë si reagim ndaj luftës në Ukrainë.

Anija mbart mbi 3 mijë ton grurë dhe shkarkimi i saj pritet të përfundojë brenda pak orësh.

“Anija ishte nisur nga porti i Yeiskut 10 ditë para sulmit rus ndaj vendit të tij fqinj dhe shkarkimi i saj po kryhet brenda marrëveshjeve të fundit ndërkombëtare,” tha Dash Mandia, drejtuesi i agjencisë pritëse detare.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

Në kushte normale, “Slavianka” është një nga anijet e shumta që realizojnë transportin detar të mallrave të import-eksportit me Rusinë, të cilat vitin e kaluar arritën në mbi 260 mijë ton vetëm në portin e Durrësit.

Anijet me flamur rus nuk do të lejohet të hyjnë në portin më të madh të vendit – thanë autoritetet, ndërkohë që askush nuk parashikon dot se deri kur do të vazhdojë një situatë e tillë.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual, Rusia është vendi i katërt për volum tregtar dhe vetëm gjatë dy viteve të fundit, ka importuar në Shqipëri më shumë se 270 mijë ton grurë.

“Shumica e grurit është porosi e grosistëve shqiptarë dhe vetëm një pjesë e vogël i drejtohet tranzit Maqedonisë së Veriut,” shtoi Mandia për BIRN.

Gëzim Peshkopia, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave tha se po e ndiqte situatën e krijuar bashkë me grosistët e grurit.

“Tashmë po kërkohen zgjidhje alternative nga tregjet e tjera europiane, kryesisht në Hungari, Bullgari e Poloni, pa harruar edhe vendet e Amerikës, si Kanada e SHBA,” tha Peshkopia.

Peshkopia shtoi gjithashtu se për shkak të situatës, ka qytetarë që kanë nxituar të blejnë thasë me miell si rezerva ushqimore, por ai këmbëngul se nuk ka vend për panik. Ai tha se fabrikat e miellit kanë rezerva gruri disa-mujore, por paralajmëroi se situata do të ketë një ndikim ekonomik.

Peshkopia kujton se përvoja e krijuar gjatë periudhës së pandemisë i ka mësuar sipërmarrësit edhe për rrezikun e mbylljes së ndonjërës prej tyre, apo edhe efektin e ngritjes së çmimeve.

Megjithatë, shkëmbimi tregtar me Rusinë dhe veçanërisht importi i grurit, nuk është efekti i vetëm që lufta pritet të shkaktojë në Shqipëri.

Operatorët turistikë në qytetin e Durrësit po planifikojnë gjithashtu një sezon të vështirë, pasi pushuesit nga Ukraina zënë një vend të rëndësishëm në numrin e përgjithshëm të turistëve të huaj në Shqipëri.

Eksperti i turizmit, Edmond Basho i tha BIRN se numri i rezervimeve nga Ukraina ka qenë i lartë edhe këtë vit, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë për shkak të gjendjes së luftës.

Sipas Bashos, mbi 25 mijë turistë ukrainas pushuan në Durrës vitin e kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm llogaritet në 100 mijë vetë  – duke zënë numrin e dytë në Shqipëri pas turistëve polakë.

“Një operator përgatitet që të punojë e jo që ti mbajë dhomat bosh,” tha Basho, ndërsa kujtoi se rezervimet kanë një efekt zinxhir në sektorin e hotelerisë.

“Sidoqftë është e vështirë të parashikosh zhvillimet turistike të vendit, ndërsa nuk dihet se si do të vijojë sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës,” përfundoi Basho./Reporter.al

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL