Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje në lidhje me nisjen e procedimit penal ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, në lidhje me qarkullimin e një videoje me natyrë erotike që është filmuar në zyrën e tij.
Sipas gazetarit, video është filmuar 10 ditë më parë në zyrën e kryebashkiakut dhe është filmuar nga një kamera e vendosur në një çantë.
“Prej disa orësh po qarkullon një video me natyrë erotike që në pamje të parë duket se është kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij.
Në një reagim zyrtar na është konfirmuar fakti se menjëherë sa është njohur prokuroria e posaçme lidhur me këtë video është nisur një procedim penal për të hetuar atë që ka ndodhur
Nga ky material shihet se video është xhiruar në datën 6 qershor rreth orës 16:00, 10 ditë më parë. Kamera dyshohet se është vendosur në një objekt të lëvizshëm që dyshohet se është një çantë.
Nuk dihet ende mbi çfarë akuze SPAK e ka regjistruar këtë procedim penal”, tha Ferhati.