albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë, Vuçiç “as mish e as peshk” për luftën në Ukrainë

by Editor
February 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Serbia nuk i vendos sanksione Rusisë, Vuçiç “as mish e as peshk” për luftën në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë të ditur qëndrimin e Serbisë për pushtimin që Rusia po ia bën Ukrainës. Ai ka thënë se Serbisë i vjen keq për rastin e se e mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës. Megjithatë, Serbia nuk u është bashkuar shteteve perëndimore në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.“Serbia mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”, ka thënë ai.

Në një konferencë për media Vuçiç ka lexuar konkludimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas tij, në pikë të parë Serbisë i vjen keq për gjithçka që ndodh në Evropën Lindore. “Ne i shohim rusët dhe ukrainasit si popull vëllazëror”, ka thënë Vuçiç.
“Serbia është e përkushtuar ndaj parimit territorial. Bazuar në nenin 16 të Kushtetutës së Serbisë, një nga parimet themelore është respektimi i integritetit territorial të shteteve të tjera”, ka shtuar Vuçiç.

Sipas tij, Serbia gjithmonë ka ndjekur politikë të jashtme “të përgjegjshme e parimore”. Për këtë ka thënë se e ka paguar gjithmonë shtrenjtë.

E di se kjo nuk do t’u pëlqejë të gjithëve, do të ketë kundërshtime por kemi bërë më të mirën që kemi mundur. Serbia ka pasur shumë lufta, shumë humbje njerëzish. Kjo flet për atë se ne duhet të jemi krejt bashkë, të ruajmë njerëzit tonë”, ka deklaruar më tej presidenti i Serbisë.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

“Serbia respekton të drejtën ndërkombëtare. Serbia i di mirë nevojat e veta, Serbia i respekton miqësitë tradicionale, kujtojmë vitin 2015 dhe 1999. Nuk jemi ngutur e s’kemi bërë vrap në marrjen e vendimeve. Kemi bërë më të mirën e mundshme për vendin tone. E dimë se ky vendim nuk do t’u pëlqejë të gjithëve”, ka thënë ai.

Ka fajësuar, siç i ka quajtur ai, mediat e tajkunëve, të cilat gjatë ditës raportuan se “Serbia nuk e njeh integritetin territorial të Ukrainës”. Me këtë sipas tij, ato i kanë bërë dëm “Serbisë, integritetit të saj territorial, Kosovës e Metohisë, si pjesë përbërëse e Serbisë”. Megjithatë, sipas Vuçiçit s’është koha që Rusisë t’i vihen sanksione./Koha

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL