albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sërish grevë në aeroportet gjermane, pritet të preken qindra fluturime

by Editor
March 4, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Sërish grevë në aeroportet gjermane, pritet të preken qindra fluturime
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata sindikale Ver.di po bën thirrje për një mobilizim të ri të stafit tokësor të Lufthansa nga e enjtja deri të shtunën në mëngjes, në funksion të raundit tjetër të negociatave kolektive.

Sipas sindikatës, greva do të fillojë në orën 04:00 të mëngjesit të së enjtes dhe do të përfundojë në orën 07:00 të së shtunës dhe pritet të prekë qindra fluturime për dhe nga aeroportet kryesore të vendit.

“Ne nuk mund ta kuptojmë që kompania do të shpallë rezultate vjetore rekord këtë javë, se shpërblimet e anëtarëve të bordit do të rriten ndjeshëm dhe se punëtorët në terren, shpesh me pagë minimale, nuk dinë më si t’ia dalin mbanë në qytetet më të shtrenjta në Gjermani”, tha përfaqësuesi i Ver.di në negociatat me Lufthansa, Marvin Resinski, dhe shpjegoi se sindikata po përpiqet të rrisë presionin ndaj punëdhënësve përpara raundit të pestë të bisedimeve të planifikuar për 13 dhe 14 mars.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Lufthansa nga ana e saj kritikoi Ver.di për grevat e përsëritura dhe veçanërisht për kushtet e vendosura nga sindikata për t’u kthyer në negociata. Në përgjigje, Resinski kujtoi se greva e fundit në departamentin teknik të Lufthansa-s nuk kishte asnjë ndikim tek pasagjerët.

“Në ditët e fundit ne kemi shmangur me vetëdije shkaktimin e problemeve në trafikun e pasagjerëve. Megjithatë, Lufthansa, duke injoruar kërkesën tonë për negociata, në thelb po na thotë se do të lëvizë vetëm nëse rritet presioni nga punëtorët”, tha ai.

Ver.di, i cili përfaqëson rreth 25,000 punëtorë të Lufthansa, kërkon një rritje pagash me 12.5%, një pagesë “bonus inflacioni” dhe një marrëveshje kolektive njëvjeçare, ndërsa punëdhënësi është kundërpërgjigjur deri tani me 10% rritje dhe 28- muaj fuqi të marrëveshjes kolektive. 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL