albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home JETË/STIL

Sfidoi temperaturat ekstreme në Theth, Aurora: Jam larë edhe në -22 gradë Celsius

by Editor
January 24, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën nuk kaloi pa u vënë re dhe një video e cila në pak çaste u bë virale. Në këtë video duken dy persona të cilët në temperaturat që arrinin -6 gradë Celsius, pa hezituar u futën në Ujëvarën e Grunasit në Theth.

Ata janë  Aurora Piroviq dhe alpinisti Bedat Dini që sfiduan këto temperatura. Në emisionin “Rudina” ishte në lidhje direkte Aurora Piroviq, e cila rrëfeu këtë eksperiencë të saj. Aurora Piroviq me profesion është biologe dhe birdwatching (vrojtuese zogjsh).

Me profesionin e saj udhëton kryesisht në male dhe duke qënë se është gjithmonë në ndjekje të zogjve shpesh herë është detyruar të  kalojë dhe në ujëvara të ndryshme për t’i studiuar ato.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Nuk është hera e parë që ajo futet në Ujëvarën e Grunasit në Theth, por këtë gjë e bën në çdo ujëvarë mali që ajo has për shkak të profesionit të saj. Ka 2 vite që nuk shkon në det sepse e shijon më shumë ujin e ftohtë të ujëvarave të malit.

Rudina Magjistari: Si e more përsipër këtë sfidë, a nuk i trembeshe të ftohtit?

Aurora Piroviq: Unë jam biologe me profesion dhe përveç profesionit tim, jam dhe dashamirëse e natyrës si dhe një guidë natyrore. Ne ishim në Thethin e bukur së bashku me stafin e “Drini Times” me të cilin punojmë së bashku për të ofruar shërbime për guida natyrore. Së bashku ne e morëm këtë iniciativë për të shkuar në Theth këtë fundjavë. Rruga ishte krejtësisht e asksesueshme, madje pa zinxhirë sepse borëpastrueset punonin pa pushim që të mbanin pastër rrugën pa dëborë dhe pa probleme.

Rudina Magjistari: Më pas, çfarë ndodhi? Si e more kurajon të futeshe me rroba banjo në temperaturë minus 6 gradë Celsius?

Aurora Piroviq: 3 gjëra nuk i heq nga çanta, syzet, cadrën dhe rroba banjo. Thethi të ofron shumë gjëra, por ke edhe plot aktivitete.

Rudina Magjistari: Më trego pak, ishte për ty hera e parë që futeshe në ujë në temperatura të tilla?

Aurora Piroviq: Nuk është eksperiencë e parë, madje jo një ndër ato më sfidueset që unë mund të kem kaluar. Për mua ka qenë në vitin 2015 kur jam larë në ujvarën e Vefçanit në minus 22 gradë, kurse kjo minus 6 gradë për mua ishte kënaqësi, jo ndonjë sfidë e madhe./ Tv Klan

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL