albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA fut në listën e zezë shefin e Inteligjencës serbe: Po destabilizon Ballkanin

by Editor
July 11, 2023
Reading Time: 1 min read
0
SHBA fut në listën e zezë shefin e Inteligjencës serbe: Po destabilizon Ballkanin
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja ka sanksionuar Aleksandër Vulinin, që momentalisht mban pozitën e Shefit të Inteligjencës serbe.

Sipas njoftimit të dhënë nga Departamenti amerikan i Shtetit, sanksionimi i Vulinit tregon vendosmërinë e SHBA-së për t’i mbajtur përgjegjës ata që përfshihen në afera korruptive dhe që çojnë përpara agjenda të tyre politike dhe personale, në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Pernëdimor.

“Veprimi i sotëm mban përgjegjës Aleksander Vulin për veprimet e tij të korruptuara dhe destabilizuese që kanë lehtësuar gjithashtu veprimtaritë keqdashëse të Rusisë në rajon”, ka thënë Nën-Sekretari amerikan i Thesarit, Brian S. Nelson.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në njoftim thuhet se Vulin është përfshirë në krimin e organizuar transnacional, operacionet ilegale të narkotikëve dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Vulin ka mbajtur një marrëdhënie të ndërsjellë përfituese me tregtarin serb të armëve, Slobodan Tesiq, të sanksionuar nga SHBA-ja, duke ndihmuar që dërgesat e paligjshme të armëve të Tesiqit të lëvizin lirisht përtej kufijve të Serbisë”, thotë njoftimi i DASH.

Vulin tani është drejtor i BIA-s serbe, që më herët ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Punëve të Brendshme. Thesari amerikan thotë se këto institucione nuk preken nga sanksionimi i Vulinit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL