albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherri te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Kush është Fatjon Dauti, bosi shqiptar nga Hasi që iu ndalua hyrja në MB

by Editor
August 24, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Sherri te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Kush është Fatjon Dauti, bosi shqiptar nga Hasi që iu ndalua hyrja në MB
Share on FacebookShare on Twitter

Fatjon Dautit iu ndalua hyrja në Mbretërinë e Bashkuar për shkak se ishte i përfshirë në importimin e kokainës dhe prodhimin e kanabisit në “shtëpitë e barit”.

39-vjeçarit iu dha leja e përkohshme e qëndrimit në vitin 2012, pasi u martua me një shtetase letoneze të BE-së.

Në gusht të vitit 2017 mori lejen e përhershme, e cila iu anulua nga Ministria e Brendshme bazuar në informacionet e NCA-së, e cila po hetonte rrjetin e tij. Sipas tyre qëndrimi i tij do të përbënte “kërcënim serioz për sigurinë publike”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Vetë Dauti mohoi përfshirjen në krim dhe tha gjatë apelit se kishte marrëdhënie shoqërore e familjare me disa nga anëtarët e bandës, ku bënte pjesë kushëriri i tij, Alket Dauti, i cili u arrestua nga oficerët e NCA-së në qershor të vitit 2018, në Penge, në jug të Londrës, dy muaj pas takimit me Dautin, përpara se të ekstradohej në Belgjikë në janar të vitit 2019 për t’u dënuar me 10 vjet burg për kontrabandë njerëzish.

Apeli mësoi se ai kishte vetëm një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, financuar nga pagesa parash dhe fitime të kufizuara nga një biznes. Sidoqoftë, 39-vjeçari bënte jetë luksoze dhe kishte automjete të tipit “Bentley”, “Range Rover” dhe “Jaguar”, të marra nga biznesi i makinave me qira të një tregtari droge.

Gjithashtu, në seancë u fol për një sulm me thikë ndaj rojës bullgar jashtë klubit të natës në vitin 2012, i cili i mbijetoi sulmit. Menjëherë pas këtij incidenti, Dauti u kthye në Shqipëri.

Ai u arrestua dhe u akuzua për lëndim të rëndë trupor, por gjatë seancës u tha se roja tërhoqi deklaratat me pretentimin se kishin frikë nga Dauti dhe se ishin paguar për të mos bashkëpunuar me policinë.

Dauti u paraqit në “Blackfriars Crown Court” në vitin 2013, por prokuroria u tërhoq për shkak të mungesës së provave. Gjithashtu, gjatë seancës dëgjimore u tha se në telefonin e tij u gjetën fotografitë me automatik Kalashnikov dhe pistoletë gjatë një kontrolli kufitar në Dover.

Gazeta “Sunday Express” shkroi se emri i Dautit ishte në të dhënat publike në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Gjithashtu, u argumentua se ishte në interesin e publikut që identiteti i tij të dihej, për shkak të lidhjeve të pretenduara me njerëz të tjerë.

NCA-ja dështoi për më shumë se dy vjet për të mbledhur prova. Nëndrejtori i hetimeve i NCA-së, Chris Farrimond, tha: “Besojmë se ky individ ishte anëtar i rangut të lartë i grupit të rëndësishëm të krimit të organizuar të përfshirë në një sërë krimesh të rënda”. Ky vlerësim u bë pas një hetimi të gjatë dhe u mbështet nga vendimi i gjykatës. Gjithashtu Fation Dautaj njihet në Shqipëri për protagonizmin në sulmin e dhunshëm që ju bë selisë së PD nga Sali Berisha dhe përkrahësit e tij më 8 janar 2022. Edhe shpallja non grata e Berishës nga Britania e Madhe, përveç të tjerave, ka si motivacion lidhjet e Berishës me grupe të krimit të organizuar që veprojnë në Angli.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL